Empoli merr fitore shprese, Veseli në fushë për gjithë ndeshjen

Në ndeshjet e sotme të kampionatit italian, Empoli i mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë Federik Veseli, ia ka dalë të marrë një fitore jetike për shpresat e emilianëve për të mbijetuar në elitën e futbollit italian. Veseli është aktivizuar rregullisht në këtë sezon, teksa tashmë është i rëndësishëm për objektivin e skuadrës.

Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, me të dyja ekipet që nuk arritën të konkretizonin rastet në portat respektive. Megjithatë, 10 minuta pas startit të fraksionit të dytë, Empoli gjeti rrugën e rrjetës me Farias. Ndërsa në minutën e 75, do të vinte edhe goli i dytë me autor Di Lorencon që përfitoi pas penalltisë së gabuar nga Kaputo. Në fund pati kohë edhe për një gol të Sampdorias nga 11 metrat, i shënuar nga Kualjarela.

Një gol që vlen më shumë për statistikat individuale të sulmuesit në garën për golashënuesin e Serisë A. Pas kësaj ndeshje, Empoli i Veselit mbetet në vendin që e rrëzon në Serinë B, megjithatë në ndeshjet e mbetura do të luftohet deri në fund me Xhenoan, e cila është një pozicion më sipër me 1 pikë më shumë se ekipi i mbrojtësit shqiptar.

/EgiCabeli-VipSport.al/