Elbasani mbijeton mes tensionit, Luzi ka edhe një shans!

Elbasani do të jetë në Kategorinë e Parë edhe në sezonin e ardhshëm. Në një sfidë mjaft të tensionuar të zhvilluar në Ballsh, verdheblutë kanë fituar 3-0, me gola të shënuar fillimisht me penallti nga Mici e cila ka qenë mjaft e kontestuar.

Më pas sërish është Mici që dyfishon shifrat, ndërsa Ferhati në fund çon rezultatin në 3-0 për skuadrën e Elbasanit.

Luzi 2008 ka zhvilluar një futboll të bukur, por që duket se nuk ja ka dalë dot edhe pse ka pasur disa raste të pastra për shënim.

Drejtuesit e skuadrës së Luzit, madje kanë dashur që të tërheqin edhe skuadrën e tyre nga fusha e lojës.

Skuadra e periferisë së kavajas ka edhe një shans, pasi do të përballet me skuadrën që do të eliminohet nga çifti Shkumbini-Veleçiku.

Elbasani – Luzi 2008 3-0

Shënues: Mici 45’(11-m), 65’, Ferhati 92’

Elbasani: Moli, Çangu (Koldashi 65’), Ferhati, Hoda, Hoxhaj, Xh. Jaupi, A. Lleshi (Allkja 73’), Mici, Nuri (Dishani 86’), Suvaria, Ujkaj. Trajner: M. Dushku. (Në disizpocion: Çolari, Balla, Duka).

Luzi 2008: Sula, Baholli, Asllani, Gjoka, Lecini, Mziu, Tavani, Thaçi (Hasa 57’), Toli, Xeka (Mosha 82’), Xhakolli. Trajner: A. Suta.

Gjyqtarë: E. Hoxha, E. Muça, E. Gjoka (Lezhë), O. Ferhataj (Patos)

Vëhzgues: Arjan Mali (Patos)

Delegat: Bujar Pregja (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Jaupi, Suvarija, Koldashi, /Thaçi,  Xhakolli, Leçini, Toli

 

E.S./Vipsport.al/