Egzon Belica: Askush nuk besonte se do të arrinim deri këtu, bëjmë mirë dhe në Kupat e Europës

Mbrojtësi i Partizanit, Egzon Belica, u shpreh për ndeshjes me Kukësin se ekipi ishte përgatitur për fitore, por nuk ia doli. Ai foli edhe për të ardhmen, duke thënë se ditët në vazhdim do të bisedojë me drejtuesit e klubit:

“Pavarësisht se jemi shpallur kampionë ditë më parë, ishim përgatitur për fitore dhe hymë në ndeshje për fitore, për veten dhe për tifozët tanë. Pjesën e parë ishim pak më poshtë se duhet, kurse në të dytën u përmirësuam. Pas pësimit të golit, erdhëm në ndeshje siç duhet.

Momenti më i vështirë? Nuk e di, por moment më të vështirë se kur pëson gol, nuk ka. Duhet ta marrësh veten, duhet të ringrihesh, të inkurajosh të tjerët, të dalësh përpara. E ardhmja? Do të ulemi në ditët në vazhdim dhe besoj do të vendosim çfarë do të jetë më e mira për të dyja palët.

Kupat e Europës? Në fillim të kampionatit nuk besonte askush se do të arrinin deri këtu. Kemi djem të rinj dhe lojtarë me përvojë. Me ndonjë përforcim, mund të bëjmë mirë edhe në Kupat e Europës”, – tha futbollisti titullar i të kuqve, një nga shtyllat kryesore të ekipit kampion.  / Vipsport.al