Edi Reja i beson shumë të rinjve, grumbullon së fundmi edhe talentin e Tiranës

Prej ditësh, në kompleksin “Tropikal” në Durrës, është grumbulluar kombëtarja shqiptare ku pjesë e ekipit përfaqësues janë futbollistë nga skuadra A si edhe futbollistë nga Shpresat e Shqipërisë. Këta të fundit, dop të jenë nën urdhrat e Rejas deri ditën e diel, atëherë kur edhe do të largohen për t’u bashkuar me ekipin e të rinjve nën urdhrat e Bushit.

Së fundmi, me ekipin Kombëtar është bashkuar edhe një tjetër talent dhe bëhet fjalë për 18-vjeçarin e Tiranës, Jurgen Çelhaka. Njoftimin e ka bërë vetë Federata Shqiptare e Futbollit, që e prezanton Çelhakën edhe si futbollist të Shqipërisë U20.

“Dëshiroj t’ju informoj se grumbullimit paraprak që po zhvillohet në Kompleksin Tropikal, me lojtarë të ekipit Kombëtar dhe U-21, ditën e sotme do ti bashkohet Jurgen Çelhaka, që vjen nga Shqipëria U-20”, shkruhej në njoftimin e FSHF-së. /Erjon Allaraj-VipSport.al/