Edi Reja afron Kukësin me Europën, “plaçkit” Partizanin para ndeshjes

Kategoria Superiore ka hyrë në dy javët e fundit dhe përveç Partizanit që ka siguruar titulli9n kampion, e Luftëtarit që shpëtoi, të gjitha skuadrat e tjera kanë ende objektiva deri në fund. Këtë javë, një nga ndeshjet më interesante është ajo që luhet në Tiranë mes Partizanit të sapo shpallur kampion dhe Kukësit, rivalit për titull.

Verilindorët tashmë rrezikojnë seriozisht vendin e dytë dhe një humbje përballë Partizanit do të ndërlikonte jo pak rrugën e tyre. Këtë radhë, duket se fati është në krahun e verilindorëve duke qenë se Partizani mund të paraqitet i cunguar në atë takim. 4 futbollistë nga të kuqtë, janë grumbulluar nga trajneri i Kombëtares, Edi Reja dhe do të jenë pjesë e këtij grumbullimi deri në fundjavë.

Të shtunën, ata kryejnë stërvitjen e fundit dhe me shumë gjasa do të rikthehen të dielën në skuadër, por trajneri Gega nuk do t’i ketë në dispozicion për të provuar skema me grupin e plotë dhe me shumë gjasa, mund të bashkohen me grupin vetëm pak orë para ndeshjes. Megjithatë, te Partizani janë të qetë duke qenë se nuk rrezikohet asgjë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/