Edhe Granit Xhaka në listën e Kontes, zbuloni të gjithë emrat që ai kërkon tek Interi!

Jo vetëm Romelu Lukaku dhe Aleksis Sançez. Trajneri Antonio Konte ka një listë të gjatë me emrat e përforcimeve që kërkon, nëse merr drejtimin e Interit për sezonin e ardhshëm, duke zënë vendin e Spaletit.

Në listën e trajnerit italian bën pjesë edhe mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka. Po ashtu, në këtë listë janë edhe emrat e Danilo dhe Gundogan të Mançester Sitit, Mateo Darmian të Mançester Junajitd, Edin Xhekoi Romës dhe Bartosh Bereszinski të Sampdorias.

Me këtë futbollistë Konte mendon se do të kompletonte grupin e Interit dhe do ta bënte atë më kompetitiv. Për ta bindur ish-trajnerin e Çelsit të ulet në stolin zikalër, drejtuesit e Interit janë gati të bëjnë investime të mëdha në merkaton e verës, duke ia plotësuar dëshirat për lojtarët që ai do në ekip. / Vipsport.al