E zbulon menaxheri, klubi i francez kalon Fenerbahçen në garën për sulmuesin e Kosovës

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, falë paraqitjes së tij ka tërhequr këtë sezon vëmendjen e disa klubeve të kampionatit turk. Sulmuesi po shkëlqen me Rizesporin në Turqi, ndërsa në ditët e fundit ishte folur se ishte pranë marrëveshjes me gjigandët e Fenerbahçes. Mirëpo, ka qenë agjenti i Muriqit, Haluk Xhanatar, i cili ka zbuluar se pavarësisht interesimit, Fenerbahçe nuk ka bërë lëvizje konkrete për 25-vjeçarin.

Në këtë formë, menaxheri ka zbuluar se tashmë i ka mbërritur një propozim zyrtar nga klubi i Tuluz, në kampionati francez. “Më janë bërë pyetje në lidhje me kushtet e kontratës dhe lojës së Vedatit. Por e përsëris se nuk ka ardhur asnjë propozim zyrtar për Vedat Muriqin nga Fenerbahçe. Një propozim i tillë duhet fillimisht t’i paraqitet klubit të Rizesporit dhe jo mua. Ndërkohë, klubi i Tuluzës interesimin ia ka transmetuar Rizesporit, teksa e kanë ndjekur Vedatin në ndeshjet ndaj Beshiktashit dhe Bashaksehirit, ndërsa kanë dhënë pëlqimin”, tha menaxheri.

Duket e thuajse sigurt se Vedat Muriqi do të largohet në përfundim të këtij sezoni por mbetet të vendoset nëse do të zgjedhë të transferohet jashtë Turqisë apo jo, teksa më parë sulmuesi është aktivizuar edhe në kampionatin shqiptar me Teutën dhe Besën.

/Egi Çabeli-VipSport.al/