E padëgjuar më parë, Apolonia vendos autobusë falas për të mbështetur ekipin e të rinjve!

Rrallë kemi dëgjuar në Shqipëri që klubet të organizojnë tifozerinë për të mbështetur ekipet e të rinjve, e madje edhe kur këto luftojnë për trofe. Por risia vjen nga Fieir, aty ku ekipet e moshave, U-17 dhe U-19 luajnë në Kategorinë e Parë dhe synojnë që të ngjiten në Superiore sezonin e ardhshëm për moshat U-17 dhe U-19.

Ndaj edhe klubi i Apolonisë kërkon një mbështetje sa më madhe në fundjavë, sidomos në ndeshjen që luhet në kryeqytet mes “Football Republic” U-17 dhe Apolonisë. Por, një tjetër finale luhet në Fier, mes Apolonisë dhe Lushnjës për të rinjtë U-19.

Ja postimi i klubit fierak pak minuta më parë: “Finalet e sezonit!  Dy autobusë falas drejt Tiranës, nisja në orën 7:00 te stadiumi ditën e diel! Ekipet e moshave këtë javë duan mbështetje më shumë se gjithë sezonin, sepse java e fundit e kampionatit vlen sa vetë sezoni! Ekipi U-17 do të luajë ndeshjen finale kundër “Football Republic” në Tiranë, ndërsa në “Loni Papuçiu” ekipi U-19 do të presë Lushnjen!”, – ka qenë ky postimi i klubit fierak.

 

E.S./Vipsport.al/