E njoftoi se do t’i qëndronte me çekan te koka, Pëllumbi: Brenda objektivave, faleminderit profesor

Skënderbeu arriti të fitonte ndaj Kukësit me rezultatin e pastër 0-3 duke hedhur një tjetër hap drejt një vendi për në Kupat e Europës megjithëse ende është në fuqi vendimi i UEFA-s që ka përjashtuar korçarët. Edhe këtë ndeshje, titullar e ka nisur i riu Jorgo Pëllumbi i cili kishte zënë sërish vendin e kapitenit Marko Radas.

Në përfundim të takimit, vetë trajneri Orges Shehi pranoi se Pëllumbi ka mjaft cilësi por i duhet t’i qëndrojë me çekan te koka që të mos fluturojë. Pëllumbi, në një prononcim për “Supersport” nuk ka harruar të falënderojë Shehin për besimin që i ka dhënë trajneri.

“Ishte ndeshje e vështirë ndaj një kundërshtari të fortë por me këto pikë jemi brenda objektivave të klubit. Dua të falënderoj profesorin për besimin që më ka dhënë dhe shpresoj që të vazhdojmë në këtë mënyrë”, tha Pëllumbi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

more recommended stories