E ndjek prej kohësh, Igli Tare tashmë ka në dorë sulmuesin brazilian

Lojtarët e zgjedhur prej tij i kanë sjellë të ardhura të konsiderueshme Lacios. Rrallë ka ndodhur që drejtuesi shqiptar i klubit italian, Igli Tare, të gabojë. E kanë pranuar të gjithë dhe për këtë Tare ka marrë vlerësime të ndryshme. Me interes pritet të mësohet se çfarë lëvizjesh do të bëjë ai këtë verë.

Afrimin e parë thuajse e ka kryer, firma është shumë pranë. Bëhet fjalë për sulmuesin brazilian të Bryzhit, Ueslei, të cilin Tare e ndjek prej kohësh dhe duket se ka ardhur momentin për finalizimin e marrëveshjes.

Sipas “Corriere dello Sport”, firma mes palëve është vetëm një hap larg. Klubi belg pritet të përfitojë nga 16 deri në 18 milionë euro, plus bonuset, nga shitja e futbollistit 22-vjeçar. Tare është i dashuruar pas brazilianëve, por edhe pas kampionatit belg, ku ka gjetur shpesh lojtarët që dëshiron. / Vipsport.al