E mbylli Bundesligën me 9 gola, Rashica: Vit pozitiv, por sezonin tjetër bëjmë më shumë

Bundesliga gjermane ka ulur sot siparin me Bajern Mynihun që është kurorëzuar si kampion i Gjermanisë ndërkohë që Milot Rashica ka realizuar një tjetër gol. Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës ka shënuar me anë të një penalltie duke realizuar kështu golin e 9 sezonal me fanellën e Verderit ndërkohë që ka dhënë edhe 5 asiste me këtë fanellë.

Në përfundim të takimi ndaj Lajpcigut ku skuadra e tij fitoi 2-1, Rashica u shpreh për mediat gjermane se këtë sezon e konsideron pozitiv megjithëse nuk arriti të kualifikohej në Europë. Besimplotë, Rashica u shpreh se sezonin tjetër skuadra e tij do të bëjë më mirë. Këtë sezon, vetëm Kruz ka shënuar më shumë gola se Rashica, duke kryesuar me 11 të tillë dhe 9 asiste.

“E dinim që ishte ndeshje e vështirë dhe duhej të fitonim patjetër. Ishte një ditë e nxehtë dhe na e bëri të vështirë që të luanim. Mendoj se kemi qenë pranë Europës, megjithatë e konsideroj një sezon pozitiv pasi kemi dhënë gjithçka për të marrë maksimumin. Sezonin tjetër, besoj se do të bëjmë më shumë”, tha Rashica. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

more recommended stories