E mbyll sezonin me ekipin e parë, talenti kuqezi gjen minuta në elitën holandeze

Ajaksi i Amsterdamit arriti të vinte edhe një herë tjetër diktatin në kampionatin holandez duke u shpallur kampion. Kampionati holandez uli siparin ditën e djeshme me Ajaksin që u kurorëzua si kampion dhe me Sitardin që arriti të siguronte mbijetesën edhe për sezonin e ardhshëm.

Pikërisht te Sitardi aktivizohet talenti shqiptar, Agim Zeka i cili u transferua gjatë merkatos së janarit. Zeka është aktivizuar gjatë sezonit me ekipin e dytë të Sitardit, ndërkohë që fundi i kampionatit ka rezultuar me fat për të.

Në ndeshjen e javës së shkuar ndaj Groningenit, Zeka u aktivizua pak minuta para fundit ndërkohë që ndaj Feinordit ai ishte në stol. Paraqitjet me ekipin e dytë e kanë bërë trajnerin e Sitardit të mendojë në planet e tij edhe Zekën që ka qenë pjesë e Shpresave ndërkohë që sezonin e ardhshëm pritet që të ketë më shumë hapësira. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/