E konfirmon mbrojtësi nga Kosova: Partizani është shumë i interesuar për mua, nuk e di nëse shkoj

Partizani ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe po mendon për futbollistët me të cilët do të nënshkruajë në merkaton e verës. Mbrojtësi i Dritës, Ardian Limani duket se është një objektiv i kampionëve të Shqipërisë që kanë pasur kontakte me futbollistin kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

Në një intervistë të dhënë për “telegrafi.com”, Limani u shpreh se ka pasur interes nga Partizani por shton se ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij. Kapiteni i Dritës pranoi se i vjen mirë që interesohet një klub si Partizani për shërbimet e tij.

“Po kam pasur kontakte me Partizanin. Ata janë shumë të interesuar të nënshkruajnë me mua, por që ende nuk kemi arritur ndonjë marrëveshje. Partizani është njëra nga skuadrat më të mëdha në Shqipëri dhe më vije mirë që më kanë vlerësuar dhe më kërkojnë.

“Personalisht ende nuk kam vendosur nëse do t’i bashkohem atyre, do të vazhdojë me Dritën apo do të nënshkruajë me ndonjë skuadër tjetër. Pas ndeshjes së fundit ndaj Ballkanit do t’i analizojë të gjitha ofertat dhe do të marrë vendimin përfundimtar”, tha Limani. /VipSport.al/