E ka pësuar në të kaluarën, UEFA paralajmëron Arsenalin për tifozët në Baku

Pas pak ditësh, në Baku të Azerbajxhanit do të luhet finalja e Ligës së Europës ku Arsenali do të jetë përballë Çelsit. Kjo finale ka pasur jo pak probleme deri më tani ku fillimisht janë lidhur me distancën e largët mes Anglisë dhe Azerbajxhanit dhe vështirësitë që do të kenë tifozët për të qenë në stadium.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ylli i Arsenalit, Henrik Mkitarian do të duhet të qëndrojë në Londër këtë ndeshje për shkak të problemeve politike që ekzistojnë mes vendlindjes së tij, Armenisë e Azerbajxhanit. Kjo e ka trembur jo pak UEFA-n që shpreson që tifozët të mos bëjnë reagim negativ.

Institucioni më i lartë i futbollit europian, ka paralajmëruar Arsenalin që të kontrollohen tifozët para në mënyrë që të mos ketë koreografi që dëmton imazhin e UEFA-s. Deri më tani ka pasur disa incidente ku fillimisht tifozët e Legias kishin pikturuar një derrkuc në logon e UEFA-s dhe u dënuan me 70 mijë euro gjobë, ndërsa më pas ishin tifozët e Sëlltik që shkruanin “FUCK UEFA” duke u gjobitur me 20 mijë euro. /Erjon Allaraj-VipSport.al/