E bujshme! Nuk sosin problemet për PSG-në, Al Khelaifi akuzohet për korrupsion

PSG-ja duket se nuk do të gjejë qetësi duke qenë se UEFA ka nisur një hetim për shkak të shkeljes së rregullave të “Fair Play Financiar” ku shpenzimet e tepërta nuk janë justifikuar në bazë të fitimeve. Sikur të mos mjaftonte ky hetim prej të cilit PSG rrezikon përjashtim nga Kupat e Europës, një tjetër hetim është në horizont.

Këtë radhë e ka pësuar vetë presidenti Naser Al Khelaifi i cili akuzohet për korrupsion aktiv duke ndihmuar Katarin në mënyrë direkte që të fitojë të drejtë për të zhvilluar kompeticione botërore. Këtë hetim të nisur kundrejt Al Khelaifit e ka pranuar për “Le Parisien” një zyrtar juridik francez i cili ka preferuar që të qëndrojë anonim nuk qenë se nuk ka autorizim për të publikuar të tilla investigime.

Al Khelaifi i ka dhënë presidentit të Shoqatës Ndërkombëtare të Federatave të Atlelikës (IAAF) një shumë prej 3.5 milionë eurosh në mënyrë që këta të fundit, t’i jepnin Katarit të drejtën për të organizuar turne të ndryshëm atletikë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/