E bujshme nga Spanja/ Ramos pranë largimit, Kristiano Ronaldo e kërkon te Juventusi

Nga Spanja vjen lajmi i bujshëm se Serxho Ramos është gati të lërë Realin këtë verë. Mbrojtësi dhe kapiteni i madrilenëve është duke reflektuar për të ardhmen: të qëndrojë te Reali, apo të kalojë në një klub tjetër të madh europian. Zënka me presidentin Florentino Perez duket se ia ka ngritur mendjen për t’u larguar dhe Kristiano Ronaldo e do te Juventusi.

Ramos ka refuzuar gjithmonë çdo lloj oferte më parë, por tani po sheh me seriozisht mundësinë e një përvoje të re, që mund t’i sjellë të tjera benefite karrierës së tij. Pas eliminimit nga Championsi, ai pati një zënkë me presidentin e Realit Florentino Perez dhe kjo e ka bërë të mendojë largimin.

Situatën e mbrojtësit po e ndjekin me shumë interes klube si Mançester Junajtid, PSG, por edhe Juventusi dhe Liverpuli. Sipas “As”, Juventusi është i favorizuar nga fakti që ka në ekip Kristiano Ronaldon, i cili e do në Torino Ramosin. Por në gjithë këtë histori ka një pengesë, klauzola monstër prej 800 milionë eurosh e mbrojtësit te Reali. / Vipsport.al