E bujshme nga Italia/ Dështimi i Milanit, kuqezinjtë gjejnë shpëtim te Igli Tare

Në sezonin që po i drejtohet fundit, Milani rrezikon seriozisht të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve teksa ky do të ishte një dështim për kuqezinjtë të cilët rikthimin në kompeticionin më të rëndësishëm europian e kishin si objektivin kryesor.

Sigurisht, në këtë rast me Milanin jashtë Champions-it atëherë masat nga ana e presidencës do të ishin të pashmangshme dhe nuk bëhet fjalë vetëm për trajnerin Xhenaro Gatuzo apo për lojtarë të ndryshim. Dështimi në këtë rast mund të sjellë ndryshime të cilat prekin drejtorin sportiv, Leonardo. Në këtë rast njeriu i cili shikohet si i duhuri për ta zëvendësuar është drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare.

Ka qenë mediat italiane të cilat kanë hedhur këtë hipotezë, teksa drejtori shqiptar ka arritur plot suksese me klubin kryeqytetas duke provua aftësitë e tij dhe tashmë mund të jetë momenti i duhur për të kaluar në një gradë më të lartë, në një klub si Milani.

/EgiCabeli-VipSport.al/