E ardhmja në udhëkryq dhe largime titullarësh, Vllaznia e Superiores ka shumë dilema

Vllaznia është duke u përgatitur për ndeshjen finale që do të zhvillojë me Bylisin javën që vjen, por në Shkodër duhet që të fillojnë të mendojnë për Superioren. Në fakt, shumë është folur për projekte, por që duket se gjithçka do të varet tek zgjedhjet bashkiake duke qenë se Vllaznia sponsorizohet nga institucioni vendor.

Por, duket se nga Shkodra do të ketë largime, pasi janë rumuni Dan Ignat, Eziamaka, Zeqaj e me shumë gjasa edhe sulmuesi Zhunior që mund të mos jenë më pjesë e skuadrës shkodrane në Superiore.

Vetëm pas zgjedhjes do të marrë rrugë e ardhmja e klubit kuqeblu, ndërsa pritet që në ndeshjen e fundit, trajneri Canaj të provojë lojtarë më të mirë duke qenë se sfida ndaj shijakasve i shërben si një test edhe para finales për titullin kampion të Kategorisë së Parë ndaj Bylisit.

E.S./Vipsport.al/