Dy gola pas minutës së 90, Teuta e mbyll me fitore

Teuta nuk ka falur ndaj një rivali direkt në betejën për Europën duke mposhtur kurbinasit falë golave të shënuara në shtesë nga Sherif Kallaku fillimisht e pas 1 minute nga guineasi Sekou Kamara.

Durrsakët e mbyllin kështu në vend të tretë këtë sezon në Superiore që kanë pasur jo pak herë edhe oscilacione, me pikë të grumbulluara plot 57, ndërsa Laçi, një skuadër potenciale në Superiore, ka rrëshqitur duke përfunduar në vendin e 6-të e tashmë me 49 pikë.

 

MINUTË PAS MINUTE

90’+1’ GOOOL Teuta, shënon Kamara.

90’ GOOOL Teuta, shënon Kallaku me penallti.

81’ Goditje spektakolare nga distance e Sidibe, tjetër ndërhyrje vendimtare e Selmanit për të shpëtuar portën.

74’ Largohet edhe Bushiç nga fusha e lojës, në vend të tij futet Kamara.

70’ Pretendon për penallti Teuta, pas një goditje nga këndi ku Jonuzi përplaset me Gashin. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë .

62’ Deliu me të majtën nga jashtë zonës gjuan drejt katërkëndorit, githçka e lehtë për Hidin.

58’ Largohet nga fusha e lojës Prenga, në vend të tij hyn Shtubina.

57’ Progni merr gjithë mbrojtjen kurbinase me vetë në të majtën, pason për Bushiç por ky i fundit nuk është në kohë për të shtyrë topin në portën e Selmanit.

55’ Tjetër zëvendësim te Teuta, largohet nga fusha Vajushi për t’i bërë vend Vilës.

50’ Laçi është më i tërhequr në gjysmëfushën e vet duke pritur kundërshtarët për të nisur kundërsulme me Okpotu dhe Xhixhën të cilët përpiqen të rrezikojnë me shpërthimet e tyre.

46’ Menjëherë ndryshim nga Shkëmbi i cili aktivizon Kallakun në vend të Avdylit.

45’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

41’ Goditje dënimi perfekte e Prognit, po aq i bukur është edhe fluturimi i Selmanit i cili heq topin nga trekëndëshi i portës së tij.

35’ Pas një goditje nga këndi, në zonën e rreptësisë ndodh gjithçka pasi janë disa futbollistë të Teutës që provojnë të shënojnë, por asnjëri nuk godet me saktësi për të shtyrë sferën në rrjetë.

33’ Një ndërhyrje e Domgjonit shmang një gol të sigurt pasi ndalon Bushiç i cili po shfaqej i vetëm para Selmanit pës një pasimi perfekt të Vajushit.

29’ Rasti më i mirë për të shënuar për Teutën, topi pasohet te Bushiç nga e djathta i cili pak hapa larg portës nuk kthen dot sferën në kuadratin e kurbinasve.

27’ Goditje dënimi e Prognit, Arapi e devijon më kokë jashtë kuadratit të Selmanit.

20’ Ritëm shumë i ulët i të dy skudrave që qarkullojnë gjatë topin por asnjëra nuk di të gjuajë si duhet drejt katërkëndorit.

14’ Pasime të njëpasnjëshme në zonën e Teutës, askush nuk arrin të gjejë hapësirën për të gjuajtur.

7’ Okpotu është përsëri i lëvizshëm në krahun e djathtë dhe gjen hapësirën për të gjuajtur, por sfera kalon mbi traversë.

5’ Kundërzbritje e shpejtë e Teutës me Prognin i cili i afrohet zonës kundërshtare por gjuajtja e tij ndalet nga mbrojtja mike.

4’ Harkim në zonë nga këndi për Okpotu i cili devijon me kokë, topi ndalet me dorë nga Arapi por gjyqtari bëm shenjë që loja të vazhdojë.

2’ Kërkues Laçi në minutat e para me disa harkime në zonë për Xhixhën.

1’ Fillon ndeshja në Durrës.

Teuta-Laçi  0-0

Teuta: Hidi; Frashëri, Arapi,Shkalla Beqaj; Gashi, Sidibe Avdyli; Vajushi Bushiç, Progni;
Trajner:
Bledi Shkëmbi

Laçi: Selamani; Sefgjinaj, Domgjoni, Gjoni, Fangaj; Prengaj, Lushkja, Jonuzi, Deliu; Xhixha, Okpotu;
Trajner: Sulejman Starova

more recommended stories