Dy finalet që mbajnë në ankth 4 qytete, klubet kanë humbur besimin te gjyqtarët!

Të shtunën do të luhen dy ndeshje mjaft interesante dhe bëhet fjalë për skuadrat që duan ta sigurojnë mbijetesën pa ndeshje shtesë. Kështu, në Grupin A, Shënkolli pret Veleçikun, ndërsa në Grupin B, është Elbasani që pret Turbinën.

Shënkollasit dhe koplikasit duhet që të fitojnë ndeshjen, ndërsa më i favorizuar është Veleçiku që edhe me një pikë nuk luan ndeshje shtesë. Kurse në Grupin e Jugut, Elbasani-Turbina, më të favorizuar janë cërrikasit të cilët duhet që të munden me rezultatin 3-0.

Por, duke parë situatën e dy ekipeve është shumë e vështirë që kjo të ndodhë. Gjithsesi, të katër skuadrat kërkojnë që në këto ndeshje të ketë arbitër sa më profesionistë, e mundësisht me stemën e FIFA-s, por kjo zor se mund të ndodhë duke pasur parasysh që ndeshjet e Kategorisë së Parë luhen në një ditë dhe madje një orar me sfida e Superiores, ku edhe aty ka duele të nxehta!

E.S./Vipsport.al/