Dy dyshime te Teuta para sfidës me Skënderbeun, lojtarët “stërviten” nga mjekët!

Te Teuta vazhdon që të ketë probleme me dëmtimet e lojtarëve dhe janë dy futbollistë të cilët u menduan si titullarë ndaj Luftëtarit. Armando Vajushi, por që nuk e nisi ndeshjen si dhe Boubakar Traore. Madje, që të dy lojtarët nuk dihet nëse do të jenë ose jo gati për ndeshjen e  radhës me Skënderbeun.

Si Vajushi ashtu edhe Traore janë konsideruar si pika të forta të skuadrës durrsake këtë sezon, por që këto ditë me ta është duke u marrë posaçërisht stafi mjekësor i skuadrës së Teutës së Durrësit, por kanë bërë vizite dhe fizioterapi në klinika më të specializuara të vendit.

Ndërkohë, Ditmar Bici rikthehet pasi mungoi në takimin e fundjavës së shkuar ndaj Luftëtarit dhe pritet që të jetë një alternativë bindëse për mbrojtjen durrsake para Skënderbeut.

E.S./Vipsport.al/