

Uellison Oliveira është një njohje e vjetër për klubin e Tiranës. Mbrojtësi erdhi si një afrim i bujshëm teksa ishte një titullar i rregullt në epokën e Ze Marias. Braziliani shikohej si alternativa e përkryer për të zëvendësuar Gentian Muçën.
Megjithatë, 31-vjeçari asnjëherë nuk u ngrit në nivelin e pritshmërive teksa problemet në mbrojtje ishin evidente, ndërsa u largua pas vetëm 17 paraqitjeve me 24-herë kampionët e Shqipërisë. Pas eksperiencës te Tirana, mbrojtësi u largua në Suedi teksa u transferua te ekipi i Eskilstunës në Ligën e Parë. Por edhe eksperienca në Suedi nuk rezultoi e suksesshme, ndërsa tashmë ish-mbrojtësi i bardhebluve ka firmosur në kampionatin e vendit të tij, në Brazil.
Uellison është shndërruar në lojtarin më të ri të Moto Club. Një skuadër e cila militon në Ligën e Katërt braziliane. Megjithatë, duke parë pamundësinë për të firmosur me një skuadër më cilësore, Uellison ka pranuar të aktivizohet në një ligë inferiore.
/EgiCabeli-VipSport.al/
more recommended stories
Sfidë e veçantë për Skënderbeun në Laç, do ta luajë pa trajner
Skuadra e Skënderbeut nuk po noton.
Iliria në merkato, rikthen dy lojtarë me eksperiencë
Iliria në Kategorinë e Dytë ka.
Jo vetëm merkato, Partizani ka gati edhe Çinarin në derbi
Jo vetëm hapja e merkatos, por.
Vetëm një javë në Ballsh, braziliani zgjidh marrëveshjen me Bylisin
Braziliani Neto Markolino është futbollisti i.
Leave a Comment