Dueli i sezonit me Skënderbeun, Kukësi përgatitet te “komshinjtë”!

Kukësi u nis sot drejt qytetit të Pogradecit aty ku edhe është grumbulluar në prag të transfertës korçare, pasi nesër do të luajnë gjysmëfinalen e kthimit me ekipin e Skënderbeut.

Kujtojmë që në sfidën e parë të zhvilluar në Kamzë, skuadra e trajnerit Ernest Gjoka arriti që të fitojë me rezultatin 2-1 dhe shpresat për të shkuar në finale janë të mëdha për veri,lindorët.

Por, duket s trajneri Gjoka e ka menduar ndryshe ditën e fundit të përgatitjeve dhe ka zgjedhur që ta zhvillojë seancën e fundit anti-Skënderbeu në qytetin e Pogradecit, në fushën me bar natyral që ndodhet në qendër të qytetit.

Në fakt, një zgjedhje e tillë është bërë edhe për t’u përshtatur me klimën, duke qenë se temperaturat janë disa gradë më të ulëta në qytetin e Korçës në krahasim me kryeqytetin ku kuksianët përgatiten zakonisht. Seanca e pasdites së sotme e zhvilluar në Pogradec ka zgjatur afro 60 minuta dhe më pas lojtarët kanë shkuar në hotel.

E.S./Vipsport.al/