Dritan Dervishi tregon ndryshimin e Partizanit: Tirana të ketë kujdes nga grackat e Superiores

Dritan Dervishi për disa kohë punoi te Partizani si drejtor sportiv ku fitoi zemrën e shumë tifozëve e më pas kaloi te Kukësi. Megjithatë, duket se Devishin nuk e ka harruar Partizanin dhe ishte i pranishëm në stadium për të ndjekur nga afër derbin, që u fitua nga të kuqtë dhe i lejoi të festonin edhe titullin kampion.

Në një prononcim për ‘VipSport.al’, Dervishi ka treguar ndryshimet e këtij Partizani me Partizanin e viteve të kaluara ndërkohë që ka komentuar edhe gjendjen në të cilën ndodhet Tirana duke i dhënë edhe një këshillë.

“Fitorja e titullit në derbi? Ishte përgjigja më e mirë që mund t’i jepej kësaj tifozerie dhe mbyllje perfektë e kampionatit. Ky Partizan kishte më shumë uri dhe gjithçka perfektë nga ana e klubit.

Tirana? Tirana besoj se do të shpëtojë por në çdo moment duhej kujdes. Superiorja i ka këto gracka. Prisja një barazim në derbi duke qenë se dy skuadrat e kishin të vështirë dhe frikë që të humbnin, por Partizani me Çinarin tregoi se ishte ekipi kampion.

Këshilla? Nuk mund t’i jap asnjë këshillë drejtuesve të ekipit kampion”, tha Dritan Dervishi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/