Drejtori i Lacios, Tare mohon zërat mbi Inzagin te Juventusi: Qëndron këtu, ka edhe një vit kontratë

Një nga emrat më të përmendur si pasuesi i Masimiliano Alegrit te Juventusi, ka qenë edhe trajneri i Lacios, Simone Inzagi. Tekniku i kryeqytetasve shihet si një nga trajnerët e talentuar të brezit të tij dhe në këtë formë interesi i bardhezinjve nuk ka munguar, teksa është përfolur edhe më parë si një emër që mund të përshtatej në Torino.

Mirëpo, për të hedhur poshtë spekulimet ka menduar drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare. Shqiptari është shprehur për Sky Sport se Inzagi do të qëndrojë te Lacio pasi ka edhe një vit të mbetur në kontratë. “ Simone Inzagi ka edhe një vit të mbetur në kontratë, i gjithë ky tension i krijuar është i ekzagjeruar.

Inzagi do të qëndrojë te Lacio, nuk ka dyshime”, u shpreh Tare. Ndërkaq, i pyetur edhe mbi merkaton e klubit për sezonin e ardhshëm, Igli Tare nuk preferoi të përmendte emra, por siguroi se Lacio do të ketë një skuadër të denjë për sezonin  e ri.

/EgiCabeli-VipSport.al/