Dominim i Markez në Çmimin e Spanjës, Rosi e mbyll në vendin e 6

Çmimi i Madh i Spanjës është dominuar nga piloti i shtëpisë, Mark Markez. Spanjolli edhe pse startonte nga vendi i tretë, e mori kryesimin prej xhiros së parë për të mos e lëshuar deri në vijën e finishit. Në këtë formë Markez rikthehet te triumfi pas dështimin në garën e kaluar.

Ndërkohë, edhe podiumi ishte i gjithi spanjoll, si për të nderuar Çmimin e shtëpisë, teksa në vendin e dytë u klasifikua Rins ndërsa në vendin e tretë Vinjales. Ndërkaq, Doviciozo nuk mundi të shkonte më shumë se vendi i katërt. Një garë e mirë mund të konsiderohet ajo e legjendës së Moto GP, Valentino Rosit. 40-vjeçari u nis nga vendi i 13, por arriti të zhvillonte një garë të bukur për ta mbyllur në vendin e 6.

Pas kësaj gare edhe njëherë Markez tregion se është ai pretendenti kryesor në këtë sezon për të triumfuar në fund, ndërsa italianët Doviciozo dhe Markez kanë ende shumë për të përmisuar nëse duan të arrijnë te niveli i 26-vjeçarit.

/Egi Çabeli-VipSport.al/