Doli një muaj më parë nga gara për Superioren, Besa me të rinj në fushën e rivalëve

Besa e Kavajës ishte një nga ekipet pretendente kryesore për t’u ngjitur në Superiore. Këtë fundjavë, kavajasit luajnë ndeshjen e fundit zyrtare të këtij sezoni, në fushën e Bylisit që e ka siguruar ngjitjen pikërisht afro një muaj më parë në fushën e Besës, me fitoren 0-3 të ndeshjes.

Kavajasit duket e kanë nisur që të mendojnë për sezonin e ardhshëm. Nga sa bëhet e ditur, duke qenë se është ndeshja e fundit, kavajasit pritet që t’u japin më shumë hapësira lojtarëve të rinj vendas, të cilët janë të shumtë në radhët e skuadrës verdhezi.

Gjithsesi, edhe në Kavajë, duke qenë se dhe Bashkia ka luajtur një rol kryesor, pritet ë të jenë vendimtare edhe zgjedhjet për kreun e institucionit vendor.

E.S./Vipsport.al/