Ditë e shënuar, Bylisi tani është në kohën e festës!

Bylis-Besa do të jetë sfida e fundit zyrtare për këtë sezon ku ballshiotët do të ngrenë edhe kupën si kryesues të Grupit A, para se të shkojnë te finalja e madhe e këtij sezoni me Vllazninë. Zbardhen edhe disa nga detajet e festës madhështore që pritet të organizojë Bashkia e Mallakastrës dhe presidenti Besnik Kapllanaj.

Madje, nga sa bëhet e ditur do të jetë një atmosferë akoma më e ndezur se katër vite më parë, kur Bylisi mundi Lushnjën dhe fitoi titullin kampion ndaj Tërbunit. Organizmi ka nisur që në fillim të kësaj jave dhe nga sa bëhet e ditur, pritet që të ketë zbukurime dhe të krijohet një atmosferë ndryshe nga takimet e tjera në stadiumin “Adush Muça”.

Madje, janë shpërndarë afishe, jo vetëm në qytet por edhe në disa njësi administrative kryesore, duke qenë se futbolli është një nga argëtimet që zë vendin kryesor në trevën e Mallakastrës.

E.S./Vipsport.al/