Dikur rezerva të Etrit Berishës, sot Strakosha dhe Golini sfidojnë njëri-tjetrin në distancë

Strakosha dhe Golini kanë një gjë që i bashkon. Të dy kanë qenë më parë rezerva të Etrit Berishës, i pari te Lacio dhe i dyti tek Atalanta. Por me një ndryshim: Berisha luante shpesh te Lacio për shkak të problemeve fizike të Federiko Marketit, i cili ishte titullar. Për këtë arsye, Strakosha shkoi te Salernitana në sezonin  2015-2016, por nuk la shenjë në 11 ndeshje në Serinë B.

Kur u kthye te Lacio, Berisha u largua nga ekipi dhe shkoi në Bergamo për të luajtur më shumë. Tani Strakosha është titullar i padiskutueshëm te Lacio, ndërsa rezervë e tij është veterani Silvio Proto.

Golini ka një histori ndryshe. Ai u kthye në Itali nga Aston Vila, ku u huazua për një vit e gjysmë. U ble vitin e kaluar nga Atalanta për t’i bërë konkurrencë Berishës, i cili ishte titullari. Por gafat me Borusia Dortmund dhe Krotone, i kushtuar shtrenjtë portierit kuqezi dhe ndikuan në reputacionin e tij. Gjithashtu, rritja e Golinit bëri që ky i fundit të kalonte portier i parë. Një sfidë në distancë, por Strakosha në finale ka treguar se është një faktor shumë i rëndësishëm. / Vipsport.al