Dikur ish-futbollist, prej dekadash shef klubi te Shkumbini, bën thirrje për mbështetje në ndeshjen e sezonit

Shkumbini nesër në orën 14;00 do të luajë finalen e dytë, pas asaj të humbur me Veleçikun. Peqinasit kanë një tjetër shans për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë, pasi u duhet që të mposhtin ekipin e Luzit 2008. Astrit Isaji është një nga ata që ka kontribuar familjarisht për skuadrën bardhekaltër ndër vite.

Kujtojmë që Isaji ka qenë sportist, ndërsa prej shumë vitesh mban detyrën e shefit të klubit në klubin bardhekaltër. Isaji bën thirrje që në Fier, ku edhe do të luhet nesër në orën 14:00  ndeshja me Luzin të ketë një pjesëmarrje masive të tifozëve peqinase.

Madje, enkas për mbarëvajtjen e udhëtimit do të mendojë Bashkia e Peqinit, në mënyrë që Shkumbinit të mos i mungojë mbështetja në këtë ndeshje vendimtare dhe ku shanset janë të mëdha për të luajtur në të Parën në sezonin e ardhshëm.

Ja postimi i Astrit Isajit në rrjetin social “Facebook”: “Bashkia Peqin dhe Klub Futboll Shkumbini ka vene 2 autobusë në dispozicion të tifozëve për takimin kualifikues për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë. Nisja për në Fier do të bëhet në orën 12:00 para Bashkisë Peqin, pasi ndeshja fillon në orën 14:00.

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories