Devolli: Shpresojmë deri në fund, nuk e kemi ne fajin për gjendjen e Tiranës

Devolli: Shpresojmë deri në fund, nuk e kemi ne fajin për gjendjen e Tiranës

Trajneri i Kastriotit pas ndeshjes së mbyllur barazim me Tiranën shprehet se ende beson te mbijetesa. Tekniku I krutanëve në pronocimin për emisionin Gol pas Goli ndër të tjera tha se nuk është faji i ynë që Tirana është në këtë gjendje.

“E rëndësishme është që bëmë ndeshje të madhe këtu ndaj një ekipi të madh dhe pse më vjen keq që është në këtë situatë por më shumë keq më vjen për vete. Nuk është faji ynë që Tirana është në këtë pozicion. Kemi provuar të fitojmë ndeshjen por nuk arritëm. Do vuajmë deri në fund por më gëzon gjendja e ekipit dhe loja që bëjmë.

Gjendja e skuadrës? Treguam që dimë të luajmë dhe që këta djem nuk e meritojnë të bien. Pas ndeshjes takova çunat që kanë harmoni e entuziazëm dhe do të vazhdojmë në këtë mënyrë në dy ndeshjet e radhës.

Ndeshjet e mbetura? Ne kemi shpresuar që në janar kur kemi marrë ekipin e jo më tani. Treguam që jemi superior ndaj një Tirane në çdo kuptim, por shpresa vdes e fundit dhe deri në fund do të jemi me këtë shpresë dhe entuziazëm.

Ngo dhe krosimet? I kam parasysh dy rastet e Ngo në pjesën e dytë por gabimi u bë te krosimi. Kishim marrë masa që Greca të dublohej por kishte pakujdesi dhe është ndeshje futbolli e do të ketë mundësi Tirana. Mendoj se vetëm ato dy raste kishte Tirana dhe e detyruam të luante me topa të gjatë ndërsa me ekipe të tjera luan futboll. Qarkulluam topin por nuk kishim fat.

 

E rëndësishme është që bëmë ndeshje të madhe këtu ndaj një ekipi të madh dhe pse më vjen keq që është në këtë situatë por më shumë keq më vjen për vete. Nuk është faji ynë që Tirana është në këtë pozicion. Kemi provuar të fitojmë ndeshjen por nuk arritëm. Do vuajmë deri në fund por më gëzon gjendja e ekipit dhe loja që bëjmë.

Gjendja e skuadrës? Treguam që dimë të luajmë dhe që këta djem nuk e meritojnë të bien. Pas ndeshjes takova çunat që kanë harmoni e entuziazëm dhe do të vazhdojmë në këtë mënyrë në dy ndeshjet e radhës.

Ndeshjet e mbetura? Ne kemi shpresuar që në janar kur kemi marrë ekipin e jo më tani. Treguam që jemi superior ndaj një Tirane në çdo kuptim, por shpresa vdes e fundit dhe deri në fund do të jemi me këtë shpresë dhe entuziazëm.

Ngo dhe krosimet? I kam parasysh dy rastet e Ngo në pjesën e dytë por gabimi u bë te krosimi. Kishim marrë masa që Greca të dublohej por kishte pakujdesi dhe është ndeshje futbolli e do të ketë mundësi Tirana. Mendoj se vetëm ato dy raste kishte Tirana dhe e detyruam të luante me topa të gjatë ndërsa me ekipe të tjera luan futboll. Qarkulluam topin por nuk kishim fat”, tha Devolli.