Devolli: Nuk është faji ynë që disa i kemi lënë pa gjumë, besojmë deri në momentin e fundit

Kastrioti barazoi ndaj Laçit në transfertë me rezultatin 1-1 duke u shkëputur nga Tirana dhe tashmë e ndjen afër rënien nga Kategoria. Bledar Devolli, trajneri i Kastriotit në një prononcim për ‘Supersport’ u shpreh se beson në mbijetesë deri në momentin e fundit.

“Është për të ardhur keq si pësojmë gola. E njëjta situatë çdo ndeshje pasi ndëshkohemi nga goditje standarde duke ditur shtatlartësinë. Ambienti ishte pa tifozë. Pjesën e dytë e kemi pasur ndeshjen nën kontroll dhe kemi pasur raste e kemi shënuar. 3 goditje standarde dhe të treja me rrezik. Duhet të shohim shanset tona deri në fund.

Nuk më interesojnë fare rezultatet e kundërshtarëve por ekipi im. Po bëjmë një kampionat të bukur. Ndoshta i kemi lënë disa pa gjumë, por nuk është faji ynë. Këto që lamë ndoshta i rikuperojmë javës tjetër ndaj Flamurtarit.

Goli? Roxheri lëvizi nga pozicioni dhe duhej të ishte dikush tjetër aty. Është edhe punë fati pasi topi shkoi me karambol dhe përfundoi në rrjetë.

Presion në skuadër? Kemi presion sepse e kemi çuar situatën në këtë pikë. Jemi shumë afër dhe nëse i fitojmë ndeshjet tona sa të na lejojë matematika pasi bëjmë lojë por në fund çfarë të jetë shkruar. Nuk u vë faj futbollistëve por do të vazhdojmë deri në fund”, tha Devolli. /VipSport.al/