Devolli: Jam i kënaqur nga loja e skuadrës, tani e kemi vetë fatin në dorë

Kastrioti ka marrë ditën e sotme një fitore të çmuar teksa mposhti në stadiumin ‘Redi Maloku’ të Fushë-Krujës, Flamurtarin me rezultatin 2-0. Pas kësaj fitore, krutanët kanë rihapur garën e mbijetesës, ndërsa diferenca me Tiranën e një pozicioni më sipër është shkurtuar në dy pikë. Tashmë në 3 ndeshjet e mbetura Kastrioti do të mendojë për të marrë maksimumin dhe i këtij mendimi ka qenë dhe trajneri Bledar Devolli, i cili pas ndeshjesh është shprehur se është i kënaqur nga fitorja dhe se tashmë skuadra i ka vetë fatet e saj në dorë.

Fitorja më kënaq, por sot më ka kënaqur më shumë loja e skuadrës. Kemi bërë një 90 minutësh shumë të mirë, kemi fituar ndeshje me rezultat të pastër. Kemi pasur mundësi me shënuar dhe gola të tjerë. Megjithatë, sërish në 90′ në situata të veçanta nuk dimë ta menaxhojmë ndeshjen si duhet. Por kjo edhe kuptohet, presioni pikëve, por mbi të gjitha janë çuna të rinj që me punë, vetëm me punë, aty në stërvitje çdo ditë, me përkushtim dhe me entuziazëm, me këtë duhet të vazhdojmë deri në fund.

Tani, më vjen mirë për një gjë, që ndeshjet, këto tre të radhës, apo fatin e sezonit e kemi në duart tona, nuk e kemi në duart e të tjerëve. Kështu që, nga nesër në stërvitje, punë, dhe të marrim maksimumin këto tre ndeshje që kanë mbetur, dhe të arrijmë objektivin, edhe me pak ndihmën e ZOTIT, objektivi që kemi të gjithë, apo ëndrrën, që kemi të gjithë si klub”, tha trajneri Devolli.

/EgiCabeli-VipSport.al/