Dënimi absurd i Maliqit dhe vendimi i Apelit që mbahet sekret nga FSHF-ja!

S’mjaftojnë masakrimet nga gjyqtarët, komisionet juridike të FSHF-së mbushin klubet me gjoba të majme dhe mbajnë vendimet sekrete! Bëhet fjalë për ato klube të cilat FSHF i sheh si kundërshtare dhe që janë goditur vazhdimisht nga vendimet arbitrare të gjyqtarëve. Një prej tyre është edhe Maliqi, që ishte pretendent, e madje ka pasur një ekip ndoshta më të mirë edhe se ekipet se kryesojnë sot Grupin B të Kategorisë së Dytë.

Maliqi në disa ndeshje është dëmtuar nga gjykimet haptazi siç ka ndodhur edhe me Devollin çka është denoncuar edhe me video nga drejtuesit e ekipit maliqar, por që askush nuk e ka vënë “ujin në zjarr”, ndërsa kur bëhet fjala për dënime ato janë maksimale. Madje, duke e dënuar me zhvillimin e 8 ndeshjeve jashtë fushës së vet…!

Ja çfarë thuhet në pikën 12 të vendimeve të Komisionit të Disiplinës së “zbardhur” në datën 08.05.2019, thuhet:

12.KF “Maliqi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur fjalë fyese e duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes dënohet me zhvillimin e 8 (tetë) ndeshjeve në fushë asnjëanëse.

Klubi maliqar, në të tilla kushtoi ankimoi vendimin pranë Komisionit të Apelit i cili ndodhet në FSHF, pasi vendimi ishte i pabazuar dhe masa e dënimit nuk i përgjigjet shkeljes së kryer.

Ky komision është mbledhur dhe 5 anëtarët e tij kanë shqyrtuar vendimin e Disiplinës, duke vendosur përfundimisht ndryshimin e vendit të datës 08.05.2019, si dhe dënimin me zhvillimin e 4 ndeshjeve pa tifozë në fushën përkatëse si dhe 200.000 lekë gjobë. Një shumë e konsiderueshme duke ditur buxhetin e Maliqit!

Por, një tjetër skandal është se këto vendime mbahen të fshehta dhe askush në FSHF nuk i publikon, por janë vetë klubet që i bëjnë publike siç ka ndodhur edhe me rastin konkret!

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories