Dëmtimi e lë jashtë pak orë para ndeshjes së rëndësishme, Teuta humb një tjetër titullar!

Teuta luan një sfidë të rëndësishme sot në orën 16:30, në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit. Durrsakët kanë problem, pasi do t’iu mungojë Ditmar Bicaj, një nga pikat e forta të skuadrës këtë sezon.

Por, sikur të mos mjaftonte Bicaj është një tjetër titullar që e humb sfidën me Partizanin. Pak për para takimit, trajneri Blendi Shkëmbi ka mësuar nga stafi mjekësor, se Tefik Osmani nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen.

Osmani ka një tërheqje në kofshë dhe nuk do të jetë i grumbulluar për sfidën ndaj Partizanit. Shkëmbi pritet që të eksperimentojë, pasi në qendër mund të rikthehet Arapi dhe të luajë Hakaj në të majtë, ose mund të spostohet edhe Sidibe ose Shkalla ta nisë si titullarë.

Gjithsesi, alternativat në Durrës nuk mungojnë dhe 3 pikët janë synimi i vetëm i durrsakëve që duan Europën.

E.Cabeli/Vipsport.al/