Degradimi i futbollit shqiptar, plas grushti edhe në ndeshje pa vlerë!

Vetëm në Shqipëri ndodh që në ndeshje pa vlerë dhe thjesht sa për të respektuar kampionatin plas grushti! Ka ndodhur sot në Sarandë, kur rezultati ishte 1-1 dhe nga mentaliteti, vendasit nuk e kanë pranuar disfatën në shtëpi. Butrinti ka shënuar me penallti me Dhramin dhe kanë barazuar miqtë me Kalemin.

Por, kur loja po shkonte drejt barazimit ka pasur një lojë të rëndë nga vendasit, që kanë shkaktuar edhe dëmtime të rënda të lojtarëve të skuadrës së Tepelenës.

Këtu situata është nxehur dhe ka ndodhur një përplasje, e madje kanë hyrë edhe drejtues të Butrintit, të cilët edhe kanë goditur lojtarët miq, në një ndeshje pa vlerë dhe ku të dyja ekipet kanë siguruar mbijetesën dhe situata u zgjidh nga forcat e rendit!

Prezentë kanë qenë edhe vëzhguesi dhe delegati i ndeshjes në momentin e tensionimit të situatës, ndërsa nga ana e drejtuesve të ekipit tepelenas u është kërkuar që të pasqyrojnë realitetin e ndeshjes në Komisionin e Disiplinës, i cili pritet që të marrë masa.

E.S./Vipsport.al/