Debutoi javën e kaluar, talenti Ndrecka sot sfidon Interin

Java e kaluar e Serisë A ishte speciale për talentin shqiptar te Kievos, Anxhelo Ndrecka. Pasi ishte grumbulluar më parë por nuk i ishte dhënë mundësia, mbrojtësi 17-vjeçar debutoi me skuadrën e Kievos duke bërë një paraqitje për t’u vlerësuar.

Ndërsa u shndërrua dhe në futbollistin më të ri të aktivizuar në këtë kampionat italian. Ditën e sotme, Ndrecka është grumbulluar sërish nga veronezët, në sfidën e ‘San Siros’ përballë Interit. Me Kievon që tashmë nuk ka më objektiva dhe ka rënë një kategori më poshtë, trajneri Di Karlo i ka dhënë hapësirë lojtarëve të rinj, mes tyre edhe shqiptarit.

Një ndeshje emocionuese për talentin që mund të zbresë në fushë, në një nga stadiumet legjendare të Italisë dhe përballë një skuadre të madhe. Ndrecka në këtë formë iu është bashkuar shqiptarëve të tjerë në Seria A si, Gjimshiti dhe Berisha te Atalanta, Strakosha te Lacio, Veseli te Empoli dhe Hysaj te Napoli.

/Egi Çabeli-VipSport.al/