De Laurentis: Sarri te Juve? Pas Higuain nuk më çudit më asgjë

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka komentuar ndryshimin e fundit në kampionatin italian, largimin e trajnerit të Juventusit që shpalli 5 herë radhazi kampionë bardhezinjtë. Sipas tij, Alegri ka qenë një trajner i madh dhe ai kishte dashur disa vite më parë që ta afronte te Napoli, para se të firmoste me Benitez.

“Me Alegrin kisha pasur një sintoni dhe kisha parashikuar gjithçka mirë, ka treguar në këto vite vlerën e tij. Ai ishte te Milani kur kontaktova me të dhe më kërkoi kohë. Pastaj kur u lirua nga kuqezinjtë, unë kisha ikur nga Italia për të marrë Benitez te Napoli”, tha ai.

Ndërkohë, një nga kandidatët më të mundshëm që përflitet se është në bisedime me Juventusin, është ish-trajneri i Napolit, Mauricio Sarri. Për napolitanët do të ishte tradhti, por De Laurentis nuk përjashton asgjë.

“Mauricio bardhezi? Nuk do të më çudiste… pas asaj që ndodhi me Higuain nuk habitem më nga asgjë. Përkundrazi, do të ishte argëtuese”, tha presidenti i Napolit. /vipsport.al/