De Laurentis i shqetësuar: Juventusi ka favorizime! Pas 10 minutash lojë të Napolit, nipi im luan ‘Fortnite’

Në vitet e fundit, futbolli italian ka pësuar një rritje të ndjeshme por megjithatë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis nuk e beson këtë gjë. Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, presidenti napolitan u shpreh se Juventusi ka shumë favorizime duke shtuar se mungesa e ekuilibrave ka bërë që të humbasë shumë edhe interesimi për futbollin në Itali.

“Juventusi duhet të paguante 75 milionë euro për stadiumin dhe si përfundim pagoi 50 milionë euro. Dua të them se familja Anjeli është një superfuqi në Torino dhe në këtë mënyrë mund të favorizohen. Problemi nuk është vetëm ku pasi Juventusi ka 13 pikë më shumë se ne, ndërsa Interi ka 10 më pak se ne. Këtu ka diçka që nuk shkon.

Futbolli në Itali po ndërtohet mbi të vjetrit dhe nuk u jepet hapësirë të rinjve. Nipi im pasi sheh 10 minuta Napolin, nis të luajë ‘Fortnite’ dhe kjo më shqetëson. Ne nuk po mbështetemi siç duhet dhe kemi vendi më i korruptuar në botë”, tha De Laurentis. /Erjon Allaraj-VipSport.al/