De Laurentis befason sërish: Kam refuzuar 900 milionë euro, nisëm një cikël të ri

Aurelio De Laurentis di të bëhet shpesh protagonist në media dhe me deklaratat e tij merr jo pak vëmendje. Presidenti i Napolit, ka dhënë së fundmi një intervistë për mediat italiane ku ka treguar se ka pasur një ofertë të majme për të shitur aksionet e tij të Napolit por që e ka refuzuar.

De Laurentis zbulon se i janë ofruar 900 milionë euro por që i ka refuzuar ndërkohë që ka folur edhe për të ardhmen e Napolit duke e pranuar se ka një projekt të madh për të bërë një skuadër kompetitive për Serinë A dhe jo vetëm.

“Dikur më është paraqitur dikush dhe më ka bërë një ofertë rreth 900 milionë euro për të blerë Napolin por unë e kam refuzuar sepse Napoli nuk është në shitje. Me Ançelotin kemi filluar të ndërtojmë një skuadër të re, një cikël të ri. Ai ka një kontratë trevjeçare me skuadrën”, tha De Laurentis. /Erjon Allaraj-VipSport.al/