De Laurentiis ngre alarmin: Në stadiume shpërndahet drogë dhe paguhen policët!

Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit, ka folur së fundi edhe për çështjen e stadiumeve në Itali, në një forum në redaksinë e “Corriere dello Sport”. Ai ka denoncuar edhe një herë atë që ndodh në impiantet sportive në Itali:

“Në stadiumet tona shpërndahet drogë. Kemi pjesën e shëndoshë të tifozëve, por kjo pjesë tifozësh nuk merr pjesë, nuk flet dhe nuk rri në atë vend, sepse 400, 1000 apo 2000 të tjerë u heqin vendet atyre tifozëve që duan ata. Pse shkruajnë kundër meje? E kanë bërë edhe me Sarrin, që ishte një zgjedhje me intuitë e imja dhe tani flasin të gjithë. Kur e mora, më kontestuan të gjithë në qytet.

Duhet që ata të ketë më shumë kontrolle nga policia dhe ndalime të personave problematikë, të atyre që kanë kryer vepra penale në 5 vitet e fundit. Por këta persona paguajnë policinë jashtë stadiumeve dhe paguajnë edhe stjuardët brenda stadiumit”, – ka thënë mes të tjerash De Laurentiis. / Vipsport.al