Dalin në shitje biletat e finales së Kupës, më lirë se ndeshjet e Superiores!

FSHF ka publikuar edhe çmimet e biletave për finalen e Kupës së Shqipërisë, mes Kukësit dhe Tiranës. Takimi është planifikuar që të zhvillohet të dielën e 2 qershorit në “Elbasan Arena”. Por, nga sa bëhet e ditur, çmimet janë shumë të lira në pjesën më të madhe të impiantit elbasanas.

Madje, po t’i hedhësh një sy, janë edhe më lirë se disa ndeshje të ekipeve të Superiores. Tribunat C, D,E,F,G janë me çmimin prej 200 lekësh të reja. Ndërkohë çmimet më të kripura janë në tribun “VIP” dhe kushtojnë 2000 lekë të reja bileta!

Ja sa do të jenë biletat në finalen e fundjavës sipas publikimit që ka bërë FSHF-ja pak minuta më parë: