Çudi te Arsenali, përgatitën që në mars festimet për fitoren e Europa League

Te Arsenali duket se janë të bindur që në këtë sezon do të jenë ata që do të ngrenë larg trofeu e Europa Legaue. Skuadra e drejtuar nga Unai Emeri ka siguruar jo pa peripeci finalen përballë Çelsit, por duket se ishin shumë të bindur që do të arrinin atje dhe të fitonin turneun, aq sa kishin bërë gati planin e festimeve që dy muaj më parë.

Një ditë para se të mundeshin 3-1 nga Ren në fazën me eliminim direkt, në mars, përfaqësues të klubit kanë nisur kontaktet me Bashkinë e Londrës, për të siguruar lejen për udhëtimin me autobus të hapur në rrugët e qytetit me trofeun. Bashkia kishte dhënë miratimin për këtë paradë, edhe pse e ndërgjegjshme se Arsenali kishte punë për të bërë derisa të siguronte finalen, sepse e prisnin 6 ndeshje deri në sfidën që luhet në Baku.

Arsenali ka kaluar dy sezonet e fundit si pjesëmarrës në Ligën e Europës, pas 20 viteve radhazi në Ligën e Kampioneve. “Topçinjtë” nuk arritën të siguronin një vend në katërshe përsëri nëpërmjet kampionatit ndaj për ta e vetmja mënyrë që të shkojnë në turneun elitar për klube në Europë është të fitojnë këtë aktivitet të dytë,. /vipsport.al/