Çoi Interin në Champions, Naingolan: Rrezikoja infarktin me çdo kros

Ka qenë një nga personazhet më të diskutuar të vitit te Interi por në fund Raxha Naingolan ka shlyer gjithçka duke shënuar një gol që i dha kualifikimin në Ligën e Kampioneve zikaltërve. Goli i tij ndaj Empolit rezultoi vendimtar për fitoren 2-1 në ndeshjen e fundit në kampionat që siguroi pozicionin e katërt.

Ai pranoi se kishte qenë një sfidë shumë e vështirë përballë një ekipi që luftonte për mbijetesën. “Ishte një ndeshje e vështirë, na eci mirë shpesh dhe më vjen keq për Empolin se tregoi që mund të qëndrojë në Serinë A. Erdhën këtu për të bërë ndeshjen e tyre dhe nuk e bëjnë të gjithë. Për ata në shtëpi ishte ndeshje e madhe.

Mua më kalojnë ende djersë të ftohta, është një lehtësim, çdo krosim që bënte Empoli në zonë rrezikoja infarktin. Por jo rastësisht kemi portierin më të mirë të Serisë A dhe ishte gjithmonë në vendin e duhur. Dështim në Champions? Jo edhe aq, se të mbyllësh grupin më pikë të barabarta me Totenhemin finalist është një kënaqësi e vogël. Gabuam që nuk fituam me PSV, por objektivin që mbeti të kualifikimit në Ligën e Kampioneve e arritëm”, tha Naingolan. /vipsport.al/