Canaj para finales: Vllaznia ka kualitete, t’i bëjmë mbyllje me nder sezonit

Agim Canaj, trajneri i skuadrës së Vllaznisë, ka folur për mediat para finales me Bylisin. Canaj ka besim se ndeshjen ndaj Bylisit do ta zgjidhin kualitete e skuadrës së tij, të cilët janë të shumtë dhe kanë eksperiencë në të tilla takime:

“Mendoj se Vllaznia ka treguar se është një skuadër elitare në këtë sezon. Ka lojtarë, të cilët kanë vite në elitën e futbollit shqiptar dhe për më tepër janë të përgatitur psikologjikisht për përballje të tilla. Kërkojmë që t’i bëjmë mbylljen më të mirë këtij sezoni”, – tha fillimisht trajneri vlonjat i kuqebluve.

Lidhur me kundërshtarin, trajneri i Vllaznisë ka shtuar: “Të tilla ndeshje janë specifike, dhe janë vetëm 90 minuta, çdo ekip motivohet dhe mundohet që të bëj më të mirën. Aq më tepër Bylisi që unë e njoh, që u hap punë ekipeve kur luan në Superiore dhe jo më në kategorinë e parë që ka shumë eksperiencë në të tilla trofe”, – tha trajneri i skuadrës së Vllaznisë, Agim Canaj.

E.S./Vipsport.al/