Bylisi turpëron Vllazninë në finale, shpallet kampion i Kategorisë së Parë (Video)

Bylisi ka triumfuar në finalen e Kategorisë së Parë me Vllazninë, që u luajt në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Ballshiotët luajtën më mirë dhe përmbysën gjithçka në pjesën e dytë. Ignat kaloi Vllazninë në avantazh në pjesën e parë, por në të dytën Entoni, Bajramaj dhe Ujka shënuan në portën e Selimajt, duke i dhuruar trofeun Bylisi.

Duhet theksuar se Vllaznia u paraqit dobët në këtë finale dhe i duhet të marrë masat për Superioren, për t’u kthyer siç i takon këtij ekipi me traditë. Bylisi e meriton plotësisht të festojë.

 

Mbyllet ndeshja, 1-3

90+2′ – Largohet Lamçja te Bylisi, vendin e tij e merr Kullira.

90′ – Ka tension në fushë mes Zefit dhe Gurishtës, të cilët ndëshkohen me karton të kuq nga kryesori Xhaja.

 

88′ – Karton i verdhë për Malotën për një ndërhyrje ndaj Lamçjas.

85′ – Largohet nga fusha N’tepe, futet Ymeraliaj.

83′ – GOOOL. Trefishon Bylisi. Guindo dhe Entoni kombinojnë bukur mes tyre, ku i dyti pason për Ujkan dhe ky i fundit godet saktë nga jashtë zonës, duke e çuar rezultatin në 1-3.

 

80′ – Ndërrim te Bylisi. Del nga Fusha Bajramaj, futet Ujka.

74′ – Ndërrimi i tretë te Vllaznia. Krymi, i dëmtuar, lë fushën, vendin e tij e merr Hajdari.

72′ – Dëmtohet Zefi te Bylisi, kërkon ndihmën mjekësore. Mesfushori ia del të vazhdojë.

62′ – Zogaj merr vendin e Zeqajt, trajneri Canaj kryen ndërrimin e dytë.

61′ – GOOOL. Bylisi përmbys gjithçka me Bajramajn. Goditje këndi nga e majta, Janku godet me kokë dhe topi përplaset në tra, përfiton aty Bajramaj dhe e shtyn topin në rrjetë. 1-2

 

57′ – Dëmtohet Olsi Gocaj te Vllaznia, nuk ka mundësi ta vazhdojë ndeshjen. Bëhet gati Antonio Marku për shkodranët.

48′ – GOOOL. Barazohen shifrat në “Niko Dovana”. Realizon Entoni, i cili i shpëton mbrojtjes shkodrane brenda zonës dhe mposht Selimajn. 1-1.

 

43′ – Pa fat Bylisi. Në zhvillimet e një goditje këndi, Janku gjuan me kokë dhe topi përplaset në traun e portës së Selimajt.

 

39′ – Entoni krijon iluzionin e golit, teksa gjuan bukur në pozicion diagonal me të majtën, topi kalon mbi traversë.

 

27′ – Bylisi pranë barazimit. Guindo, brenda zonës, gjuan fort, por Selimaj grsuhton dhe mban rrjetën e   tij të paprekur.

 

17′ – GOOOL. Vllaznia në avantazh me rumunin Ignat. Pas krosti nga goditja e këndit nga Kruja, mbrojtja e Bylisit nuk arrin të largojë dhe futbollisti rumun i Vllaznisë përfiton, duke e dërguar topin në rrjetën e Bytyçit. 1-0.

 

7′ – Entoni vepron bukur, lirohet në hyrje të zonë dhe gjuan me të majtën, grushton bukur Selimaj.

 

5′ – Goditja e dytë nga këndi për Vllazninë. Harkim në zonë dhe askush nuk e prek topin, gjuan Kruja, por jashtë.

 

Vllaznia-Bylis 1-3

Shënues: Ignat 17’/ Entoni 48′, Bajramaj 61′, Ujka 83′

Vllaznia: Selimaj, Malota, Ignat, Zeqaj (Zogaj 62′), Gurishta, Lika, Krymi (Hajdari 74′), Gocaj (Marku 60′), Kruja, Tafili, Zhunior. Trajner: A.Canaj.

Bylis: Bytyçi, Barjamaj (Ujka 80′), Janku, Samda, Lamçja (Kullira 90+2′), Murataj, Peposhi, Zefi, N’tepe (Ymeraliaj 85′), Entoni, Guindo. Trajner: V.Dovedan.

Arbitër: J.Xhaja

KV: Malota 88′

KK: Gurishta 90′ / Zefi 90′