Bushiç: Jemi afër Europës, Partizanin do ta mundin në Durrës

Tomislav Bushiç, ka qenë një nga sulmuesit e huaj që ka spikatur në kampionatin tonë me Tiranën, Vllazninë por edhe Flamurtarin. Në janar u bë pjesë e Teutës dhe u konsiderua si një nga afrimet e bujshme të durrsakëve, por ka pasur oshilacione me dëmtimet. Në një prononcim për “Supersport”, sulmuesi kroat ka pohuar: “Me këtë fitore jemi shumë afër objektivave të klubit dhe tashmë e kemi mendjen dhe jemi të përqendruar te ndeshja e radhës me Partizanin, ku synojmë pikët e plota”.

Ambiciet

“Mendoj se me Europën janë të gjithë të kënaqur. Janë tre finale dhe duhet që të marrim sa më shumë pikë nga sfidat e mbetura sepse edhe rivalët i kemi shumë afër dhe aktualisht nuk kemi siguruar asgjë”.

Forma

Bushiç ka pasur shpesh probleme fizike, por edhe dëmtime. Vetë sulmuesi i pyetur për mungesën e golave, ndonëse në Durrës kanë pritur shumë prej tij, në fund ka theksuar se: “Edhe unë nuk jam i kënaqur me formën time që kam pasur në Durrës. Në fillim kisha probleme, kapa formën fizike, por sërish nuk mu ndanë problemet fizike. E rëndësishme që tashmë jam mirë dhe mendoj se kam dhënë më të mirën time. Jemi gati për ndeshjen e radhës. Natyrisht që barazimi me një ekip si partizani që ka fituar titullin dhe e përgëzoj për këtë, por ne duam 3 pikët. Në Durrës do ta mundim Partizanin”, – tha Bushiç në fund të prononcimit në prag të ndeshjes shtëpiake me të kuqtë.

E.S./Vipsport.al/