Borusia Dortmund pa “frena”, zyrtarizon blerjen e tretë brenda dy ditësh

Borusia Dortmund e pandalshme në merkato. Klubi gjerman duket se e ka marrë shumë seriozisht punën e përforcimeve për të ardhmen dhe nuk ka humbur kohë pas mbylljes së kampionatit, ku nuk mundi të fitonte titullin.

Një ditë më parë, drejtuesit e Borusias bënë me dije blerjen e Niko Schulz nga Hofenheimi, kurse sot është zyrtarizuar afrimi i Thorgan Hazard. Tashmë vjen edhe blerja e tretë për këtë klub.

Bëhet fjalë për Julian Brandt, mesfushorin sulmues që vjen nga Bajer Leverkusen. Futbollisti i datëlindjes 1996 ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, deri në qershor të vitit 2024. Një blerje e rëndësishme kjo e Brandt, i cili është pjesë e kombëtares gjermane.

Nga Borusia Dortmund është larguar sulmuesi amerikan Pulisiç, i cili ka kaluar te Çelsi. / Vipsport.al