Borusia Dortmund i prish punë Milanit, hidhet në sulm për talentin e Dinamo Zagreb​

Ai ka lindur në Spanjë dhe numëron 6 ndeshje me kombëtaren U-21 të iberikëve, por në të ardhmen mund të jetë pjesë e Kroacisë. Për të dy federatat kanë qenë në “luftë”, sepse Dani Olmo konsiderohet një lojtar me të ardhmen.

Mesfushori i Dinamos së Zagrebit ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha me paraqitjen e tij. E ardhmja e tij lidhet me Italinë dhe Gjermaninë, pasi përveç Milanit për të është futur në garë edhe Borusia Dortmund. Por ka edhe klube të tjerë të Serisë A dhe të Bundesligës që duan talentin e rritur te të rinjtë e Espanjolit dhe që më pas kaloi te Barcelona. Më pas Olmo kaloi te Dinamo Zagreb, klubi që e vlerëson jo më pak se 30 milionë euro.

Milani dhe Borusia janë për momentin klubet që po ngulmojnë më shumë për Olmon. Muaj më parë edhe ​Real Madrid pati një interesim për mesfushorin, që në fakt do të kishte pak hapësirë te skuadra e Zidan. Djaloshi kërkon një skuadër, ku mund të luajë rregullisht. / Vipsport.al ​