“Bild” zbulon ekipin e ri të Mario Manxhukiç, kroati do të kthehet në Gjermani

Është një flirt që zgjat prej më shumë se një viti. Tani ka ardhur momenti që gjithçka të finalizohet me sukses për sulmuesin kroat të Juventusit, që do të ndërrojë jo vetëm skuadër, por edhe kampionat. E ka zbuluar prestigjiozja “Bild”.

Borusia Dortmund, më në fund duket se do të ketë në ekip Mario Manxhukiç. Verën e kaluar kjo skuadër vinte nga një sezon zhgënjyes dhe drejtuesit ishin të bindur se personaliteti i kroatit do t’i ndihmonte për ringritjen. Sezonin e fundit Borusia u duk e rilindur, por nuk ia doli për titullin, që e humbi në javën e fundit. Ndoshta i mungoi një lojtar si Manxhukiç për të qenë kampione.

Ditët e fundit Borusia ka bërë tri blerje të rëndësishme dhe duket se e katërta do të jetë ajo e sulmuesit të Juventusit. Klubi italian refuzoi ofertat e Borusias për këtë futbollist, ndërsa tani ende nuk është bërë një ofertë konkrete. Sipas “Bild”, Matias Samer i kërkuar administratorit Vatzke dhe drejtorit sportiv Zorc të blejnë Manxhukiçin. Problem është rroga e kroatit, pasi Juventusi i ka rinovuar kontratën dhe fiton 6 milionë euro në vit. Bardhezinjtë janë gati ta lëshojnë sulmuesin me përvojë, nëse oferta i bind. / Vipsport.al